Lajme

Tiranë – kapet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. “Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë” njofton policia.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close