Lajme

Tiranë/ Makina merr flakë sapo u parkua, ja dyshimet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë makina në pronësi të shtetasit me iniciale M.C. të cilën sa e kishte parkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në rrugën “Gramoz Pashko”. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Me datë 30.11.2021, rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: