Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një makinë me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Categories
Lajme