Lajme

Tiranë, makina përplaset me furgonin dhe përfundon e përmbysur në rrugë

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Një makinë u përplas me një furgon, tek Rruga e Dibrës, në rrethana ende për t’u sqaruar.

Përplasja ka qenë e fortë, aq sa automjeti ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Nga ngjarja nuk raportohet për viktima. Ndërkohë autoritetet policore shkuan në vendngjarje dhe nisën punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close