Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur rreth orës 19:30 në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në Tiranë. Një automjet me drejtues B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Categories
Lajme