Categories Lajme

Tiranë, mashtronte dhe i zhvaste qytetarëve 1200 euro, ndalohet “biznesmenia” në Tiranë

32-vjeçarja Marida Shehi ka përfunduar në prangat e policisë pasi ishte dënuar me tre vite burg për “Mashtrim”.

Sjellim në vëmendje që Marida Shehi dhe bashkëshorti i saj u shpallën në kërkim pasi kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje për një udhëtim turistik. Çifti nga Vora u shpallën në kërkim fill pas ngjarjes.

Sajmir dhe Marida Shehi hiqeshin si biznesmenë dhe mashtronin njerëzit përmes një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emër të tyre.

Ata a kuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,  e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin e bërë sot nga Policia.

MASHTRIMET , Bashkëshortët Saimir e Marida Shehi u shapllën në kërkim në vitin 2017 nga Policia pas denoncimit për mashtrim nga një familje.

Katër vite më parë dyshohej se ata i shitën 5 bileta një familjeje, të cilat pas verifikimeve rezultuan të pavlefshme.

Ngjarja do të denoncohej nga një 48-vjeçar, i cili kishte bërë rezervimin e biletave por pasi është nisur për në udhëtim bashkë me të shoqen e tre fëmijët, është kthyer mbrapsht për shkak se asnjëra prej tyre nuk ishte e vlefshme.

I dëmtuari fillimisht është paraqitur vetë në zyrën e përshtatur si agjenci turistike në Vorë, në pronë- si të bashkëshortëve, por e ka gjetur të mbyllur. Ndërsa asnjë nga numrat e telefonit që kishte për të kontaktuar me ta, nuk dilte i disponueshëm.

Në këto rrethana, 48-vjeçari L.Gj. do të paraqitej në Komisariatin e Vorës ku ka denoncuar mashtrimin që i ishte bërë nga çifti.

Policia nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa as patrulla që u paraqit në adresat e supozuara të agjencisë turistike nuk i gjeti të dyshuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME