fbpx
Lajme

Tiranë/ Me klarinetë për të bërë muzikë, pensionisti nuk lejohet

Orët e liridaljes nuk u shtrytëzuan prej pensionistëve vetëm për shëtitje dhe për të marrë ajër. Prej tyre kishte edhe nga ata që menduan për pak muzikë, e pse jo në këto ditë të vështira të merrte dhe shpërblim për atmosferën ndryshe. I pozicionuar në sheshin Skëndërbej, me një klan duke luajtur muzikë, duket se ka shqetësuar vetëm bashkinë e Tiranës.

Policia bashkiake ka ndërhyrë duke kërkuar ta largojnë edhe pse muzikanti nuk sillte rrezik për përhapjen e koronavirusit. Pasi largohen muzikanti pensionist rikthehet të rinisë punën e tij por efektivët janë në gatishmëri. Pas urdhrit të policisë bashkiake, ai detyrohet të mbledhë veglat dhe me biçikletë të largohet nga sheshi, ndoshta duke pritur të shtunën e ardhshme, ndoshta dhe një ndihmë nga bashkia.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button