Categories Lajme

Tiranë/ Me radarë e dron, policia shton kontrollet, gjoba dhe arrestime

Patrulla të shtuara në lëvizje, të pajisura me kamera, radarë, alkooltestues, dronë e aparate fotografike, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që bëjnë gara shpejtësie, drift, parakalime të gabuara apo që bllokojnë qarkullimin e lirë të automjeteve duke parkuar dyshe në rrugë, si dhe ata drejtues që drejtojnë mjetet nën efektin e alkollit, në gjendje të d ehur apo pa leje drejtimi.

Gjatë ditëve të fundit të vitit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka treguar vëmendje të shtuar në menaxhimin e trafikut dhe konstatimin e shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit.

Si rezultat i kontrolleve dhe monitorimit me anë të teknologjisë bashkëkohore, janë evidentuar dhe arrestuar 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë, për drejtim pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me masë administrative me nga 20.000 lekë të rinj secili, 8 drejtues mjetesh që bënin drift në Bulevardin e Ri, në bulevardin “Migjeni” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Janë evidentuar, ndjekur dhe kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke bërë gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë-TEG dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 10 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative me nga 40.000 lekë të rinj secili.

Janë ndëshkuar me nga 30.000 lekë secili, 24 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit.

Janë ndëshkuar me nga 7.000 deri në 10.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit 6 muaj secili, 14 drejtues mjetesh, për mbajte të fëmijëve në vend të parë apo më keq akoma, në timon.

Janë bllokuar 8 mjete luksoze, për mungesë të dokumentacionit. Janë pezulluar 30 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 123 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur dhe nga fluksi i madh i lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, nëpërmjet të gjitha rrugëve lidhëse, por edhe nga fluksi i automjeteve në drejtim të qendrës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, që të shmangin në maksimum lëvizjet e panevojshme, kryesisht ato drejt qendrës.

Gjithashtu kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që vijnë nga qarqet e tjera, që brenda kryeqytetit të përdorin mjetet e transportit publik dhe të mos përdorin mjetet private në qendër apo në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

Policia Rrugore e Tiranës uron të gjithë qytetarët, gëzuar vitin e ri dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, për të kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME