Categories Lajme

Tiranë, merren mbi 1 mijë masa, pezullohen 31 leje drejtimi

Makina inteligjente një ditë më parë ka monitoruar qarkullimin rrugor në të gjitha rrugët e kryeqytetit, në Kamzë dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë marrë 1059 masa administrative dhe janë pezulluar 31 leje drejtimi.

“Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit, në Kamzë dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Gjatë orëve të paradites, në Kamzë dhe në rrugët e tjera të qytetit, si dhe gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën interurbane Tiranë-Durës-Tiranë, makina inteligjente ka konstatuar 287 shkelje për shpejtësi, nga të cilat janë evidentuar 43 raste me shpejtësi nga 80 km/h deri në 98 km/h në Kamzë, ndërsa në rrugën Tiranë-Durrës, shpejtësi deri në 169 km/h.

Gjithashtu, po gjatë verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë mbrëmjes, konkretisht 108 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 61 edhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur 1059 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezulluar edhe 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e professional”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME