Lajme

Tiranë, Mjeti përplas motoçikletën pranë ish sheshit “Shqiponja”, plagoset 34-vjeçari (EMRI)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një mjet ka përplasur një motoçikletë pranë ish sheshit “Shqiponja”. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Denis Bregu 34 vjeç, i cili ka pësuar fraktura të rënda në këmbë. I plagosuri është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin, raportohet se është larguar nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Foto ilustruese

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: