Lajme

Tiranë, ndërron jetë brenda urbanit një 65-vjeçar

Tiranë/Informacione paraprake, Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të premte teksa ishte duke udhëtuar me autobus. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë rreth orës 13:00 në Tiranë. Dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. “Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobus,” konfirmon policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: