Lajme

Tiranë, përfshihet nga flakët parkingu i pallatit, evakuohen banorët

Një parking pallati është përfshirë nga flakët këtë pasdite, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha”. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes policia dhe shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

Ende po punohet për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet për shkaqet e nisjes së flakëve.Tiranë/Informacion paraprak Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close