Lajme

Tiranë, plagoset me armë efektivi i Forcave “Shqiponja”, ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, ndërsa efektivi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Sakaq, policia ka zbuluar se efektivi Edlir Alleshi është plagosur pasi një patrullë e repartit “Shqiponja” ishte në ndjekje të një personi.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit  të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close