Një automjet është shkrumbuar nga zjarri në orët e paradites së sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tufinës. Dyshohet se shkak për djegien e makinës është një shkëndije elektrike në mjet. Zjarrfikëset kanë shuar flakët në mjet por pa mundur të shpëtojnë gjë prej saj.