Categories Lajme

Tiranë, shpërndante kokainë, prangoset 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë një operacioni të koduar “Disponimi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi  B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Njoftimi nga Policia: Tiranë, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Disponimi 2″, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohen 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Disponimi 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë. Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e l ëndëve n arkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME