Lajme

Tiranë, u filmua duke tërhequr një kec me makinë, gjobitet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është gjobitur në Tiranë, pasi u filmua duke tërhequr me makinë një kec.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka rezultuar se ishte pa leje drejtimi si dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. 58-vjeçari është gjobitur si dhe është proceduar penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M.

Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close