Lajme

Tiranë, Vihet në pranga 46-vjeçarja hajdute

Një 46 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për vjedhje. Policia bën me dije se gruaja i ka vjedhur kartën e bankës një 42-vjeçari dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat. Menjëherë pasi konstatoi mungesën e kartës, 42-vjeçari fillimisht kontaktoi bankën për bllokimin e saj, por gruaja ia kishte marrë paratë.

Në këtë situatë ai i drejtohet policisë dhe bën një denoncim për vjedhje. “Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat”, thuhet në njoftimin e policisë. abcnews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: