Lajme

Tiranë, Zjarr në një pallat, dërgohen në spital një grua dhe një fëmijë

Një panel elektrik në një pallat në rrugën e Elbasanit ka marrë flakë mëngjesin e sotëm.

Për pasojë dy persona, prej të cilëve një grua dhe një i mitur kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Ata janë dërguar me urgjencë në spital ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.

Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close