Categories Lajme

Tiranë,Arresohet 19-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 27-vjeçar. Sipas “bluve” të kryeqytetit është prangosur L. Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru. Nga hetimet ka rezultuar se ata janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera.

Njoftimi i policisë: Tiranë / Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Windows”. Vidhnin, gjatë natës, në banesa dhe objekte të ndryshme, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Të dy shtetasit, përsëritës të veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Windoës”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-L. Q., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ata janë autorë të dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera në kryeqytet, konkretisht:

– Më datë 17.05.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune dhe një biçikletë;

– Më datë 10.06.2022, në rrugën “Miqësia”, dyshohet se kanë vjedhur disa sende në një banesë. Në vijim të veprimeve, rezulton se shtetasit L. Q., dhe K. K. janë gjithashtu autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e plotë të tyre me prova ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME