Lajme

Tiranë,Mbi 10 policë përdorues të “bardhe” , dalin rezultatet e analizave

Urdhri i Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për analizat e d rogës mes forcave të rendit kanë zbuluar 11 efektivë që kanë përdorur l ëndë n arkotike.Sipas të dhënave që raporton Ora News, mësohet se 2 prej bluve që kanë rezultuar pozitivë janë pjesë e komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike. Bëhet fjalë për persona që janë 50-60 vjeçarë, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin d rogë.

Javën e ardhshme pritet që policia të shpall zyrtarisht rezultatet e testimit të dr ogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më pare. Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së d rogës. Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut. Urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të d rogës për të gjithë punonjësit e policisë. /Ora News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: