Lajme

Tiranë,Ndalohet 29-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale A.H, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e l ëndës n arkotike.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe një peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ta ndarë në doza të vogla sasinë e k okainës.

Njoftimi i policisë Tiranë: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e N arkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar n arkotike e llojit k okainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e l ëndës n arkotike) dhe një peshore elektronike” njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: