Lajme

“Tirja” fenomen i pandemisë së korrupsionit 30 vjet”/ Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut, mesazh i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë

Reforma në drejtësi po ecën me gjithë vështirësitë e veta dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë dhënë mesazhin e qartë për pandëshkueshmërinë.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fire, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “i mirëkuptoj ata që ndjehen të zhgënjyer nga reforma në drejtësi, i mirëkuptoj si rezultat i padurimit që kanë. Por nëse do kishin pak durim që të reflektonin, ata do të kuptonin që në fakt sot është më shumë se kurrë koha kur shqiptari duhet të ketë besim dhe shpresë që po drejtësia nuk është më një iluzion, por është një mundësi që po krijohet”.

“Nuk bëhet drejtësia duke thënë pse nuk fute në burg këtë, pse nuk fute në burg atë o ti kryeministër, se s’jemi në vitin ‘45, dhe larg qoftë të ishte në dorën time e të Gramozit kjo gjë se mund ta kishim bërë këtë ne si tipa që jemi, por e vërteta është që nuk do të kishim zgjidhur problemin.

Përkundrazi mund të kishim dhënë idenë që u bë një triumf, por do të ishte shumë i përkohshëm. Çështja është që të krijojmë triumfin e drejtësisë në sistem dhe mos të diskutohet më kjo puna e drejtësisë me gjenerata. Pastrimi i llumit që ishte në drejtësi. Nuk është diçka që është një fjalë goje. Vetingu ka bërë një pastrim radikal dhe që po vazhdon të një pjese të madhe të llumit. Ka akoma, theksoi Rama.

Ai shtoi se “sot me siguri ka ndodhur ndonjë krim në ndonjë gjykatë sepse janë njerëz mendojnë që unë nuk e kaloj vetingut, atëherë kap ça të kap, “KÇK-ja” .

“Por ama ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme. Një gjykatëse tipike përfaqësuese e këtij llumi është sot prapa hekurave pikërisht për atë qasje që u ka nxire jetën shqiptarëve me vite. Është dhënë mesazhi shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë që këtu ka një limit dhe këtu pandëshkueshmëria është vënë në diskutim.

Po ashtu goditja që u bë, është shumë e pështirë të shikoje Tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe çnjerëzore, por ama lajmi i mirë është që janë prapa hekurave. “Tirja” nuk është një fenomen i kësaj pandemie, por i pandemisë së korrupsionit 30 vjet, është prapa hekurave”, tha Rama duke shtuar se prapa hekurave është edhe mjeku i arrestuar në kuadër të hetimeve ndaj gjyqtares së Krujës.

“Ashtu sikurse ai liberali i djathtë që thotë më kanë futur në burg se unë jam i djathtë. Bashkë me disa analistë që predikojnë se këto goditje paskëshin qenë goditje elektorale”, u shpreh Kryeministri.

Ai nënvizoi se “ne duhet të jemi më të inkurajuar sot se ç’ishim 4 vite më parë dhe mos ta diskutojmë pastaj 7 vite më parë kur nuk ishte fare në horizont reforma në drejtësi sepse me të gjitha vështirësitë e veta procesi po ecën me një ritëm që nuk është ritmi që duna shqiptarët, por përshpejtimet e sforcuara, apo urdhërat nga lart, apo ndërhyrjet nga lart kur vjen puna te drejtësia, nuk janë drejtësi, janë vetëm një iluzion i drejtësisë”.

“Në burg nuk të fut partia, qeveria, mazhoranca, as kryeministri, as kryetari i Kuvendit, në burg të fut drejtësia. Dhe çfarë bëjmë ne. Ne bëjmë ç’është e mundur që t’i japim drejtësisë mekanizmat që ajo të funksionojë. Se nuk e bëjmë ne drejtësinë se do ishte katastrofë e re sikur të bënim ne drejtësi.

Duhet t’i qëndrojmë shumë larg këtij tundimi dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që kemi zgjedhur të jetojmë në një shtet demokratik. Është shumë e bukur ta thuash, është shumë e vështirë ta bësh pas gjithë asaj tradite të ngatërruar dhe në një kohë që është e shkurtër për historinë e zhvillimit të një demokracie”, tha Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close