Lajme

Tjetër aksident i rëndë në Vorë , të plagosurit nisen me urgjencë drejt spitalit (EMRAT)

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë.  Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Passat” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri, pasagjerë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak ,Me datë 11.10.2021, në aksin rrugor Ura Gjoles-Fushë Krujë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin G. X., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin  F. K.  Një familjar i njërit prej mjeteve të aksidentuar ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është askidentuar nga një tjetër mjet me drejtues shtetasin Gj. U.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar këmbësori shtetasi R. Z., dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Sakaq të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Traumës Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: