Lajme

Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy automjete në Krujë

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm. Në Derven të Krujës një 57-vjeçar, punonjës policie, është përplasur me një mjet tjetër, drejtues i të cilit ishte një 30-vjeçar. Polici ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Derven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç. Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: