Lajme

Tjetër rast/ Fotografoi votën, shoqërohet një person në Shkodër

Një person është shoqëruar në drejtorinë vendore të policië të Shkodrës, pasi është konstatuar nga komisioni i një qendre zgjedhore duke fotografuar votën.

Menjëherë është njoftuar policia e cila ka bërë shoqërimin e këtij shtetasi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Gjatë ditës së sotme, në disa qendra votimi në Shkodër janë porositur komisionerët që të kenë vigjilencë sidomos në zonat problematike të cilat njihen për shit-blerjen votës.

Ndodhen edhe monitorues të ardhur nga ambasada të ndryshme, të cilët kanë ngritur një strukturë të posaçme për procesin zgjedhor. Paralelisht me ta në Shkodër ndodhet edhe ambasadorja aemrikane Kim. Procesi po vazhdon normalisht, me përjashtim të disa qendrave të votimit në të cilat ka pasur probleme me pajisjet e identifikimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: