Lajme

Tjetër rast në Itali, Vapa zhvesh dy turiste, bredhin lakuriq në qytetin historik

Një video me protagoniste kryesore dy gra të zhveshura në qytetin historik të Italisë, Gallipoli është bërë virale në rrjet.

Në video shihet dy turiste, të cilët po shijojnë bukurinë e qytetit që ndodhet në bregdetin Pulian të zhveshura nudo. Pamjet janë bërë publike në rrjetet sociale rreth orës 6.30 të mëngjesit të sotëm dhe aty shfaqen dy vajza që ecin lakuriq në pjesën e vjetër të qytetit.

Nuk dihet arsyeja përse turistet kanë zgjedhur të dhurojnë shfaqje zhveshur në këtë qytet ku ndodhet edhe Seno della Purità, një plazh i frekuentuar kryesisht nga të rinjtë, madje edhe në natën.

Turistet kaluan rrugët e qendrës historike sikur të mos kishte ndodhur asgjë, teksa operatorët e shërbimit të higjienës urbane kanë mbetur të shokuar.

Edhe turistët e tjerë janë habitur nga skena e krijuar nga turistet, identitetit i të cilave nuk dihen ende.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close