Categories Lajme

Tjetër tërheqje nga balotazhet e ‘Primareve’, kush është kandidati i Berishës për Sarandën

Pas Tiranës, me tërheqjen nga balotazhi të mjekut Ilir Alimehmeti dhe kalimin në garën e 14 majit vetëm të Belind Këlliçit, situata përsëritet edhe në Sarandë. Ilir Nikolla, kandidati që do të dilte në balotazhin e 11 dhjetorit me Ardit Cikulin, hoqi dorë nga gara duke i hapur rrugë kandidatit kundërshtarë për zgjedhjet vendore.

Në një deklaratë të përbashkët, Ardit Cikuli i premtoi të tërhequrit nga gara, se do të emërohet nënkryetar bashkie nëse ai shpallet fitues në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Ashtu si i madhi Skënderbe na ka përçuar një mesazh shumë të vyer prej shekujsh që: ‘Bashkimi bën fuqinë’, ashtu si atëherë, ashtu veprojmë edhe ne sot. Iliri si njeriu i dytë më i votuar nga ju të nderuar demokratë, nesër do të jetë bashkëpunëtori më i mirë. Do të jetë nënkryetari i Bashkisë Sarandë. Të gjithë bashkë do ia dalim. Do ia dalim të gjithë ne! Do ia dalim që fëmijët tanë, ta shikojnë Sarandën si një alternativë për të jetuar, dhe jo të emigrojnë. Mirë u takofshim për në betejën e 14 majit 2023″, tha ai.

Duke qenë se nuk morën 50% të votave të anëtarësisë, në 9 bashki demokratët nuk e zgjodhën kandidatin në zgjedhjet e 4 dhjetorit. Por pas tërheqjeve në Tiranë e Sarandë të dielën e 11 dhjetorit do të do të zhvillohe raundi i dytë në 7 bashki për të zgjedhur mes dy kandidatëve më të votuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME