Lajme

Tjetër vrasje në Kosovë, i dyshuari ikën me armë në dorë

Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Klinës. Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për trajtin mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Policia fillimisht tha se viktima ishte plagosur, por pas dërgimit në spital, ka ndëruar jetë.

Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, deklaroi tha Bojaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, i cili ka theksuar se në koordinim me Policisë e Kosovës po punohet për lokalizmin de arrestimin e personit të dyshuar.

“Një person nga plagët e marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jete. Prokurori i krimeve te renda është ne vendin e ngjarjes. Ne koordinim me Policinë e Kosovës po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e personit te dyshuar te kësaj vrasje i cili gjendet ne arrati për momentin”, ka thënë Nikqi.

Ndërsa janë publikuar edhe pamjet, në të cilat shihet i dyshuari kryesor, teksa lëviz nëpër qytet me armë në dorë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close