fbpx
Lajme

Tjetërsoi pronat, lirohet nga burgu noteri i arrestuar gjatë operacionit Volvo 4

Gjykata e Apelit për Krime e Rënda ka liruar nga burgu noterin Emanuel Gjura, i cili u arrestua gjatë operacionit të koduar Volvo 4.

Bëhet e ditur se gjykata ka vendosur për Emanuel Gjurën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Noteri Emanuel Gjura, akuzohet se ka kryer tjetërsimin e pronave  përmes shitblerjeve fiktive.

Kujtomë se Gjura u arrestua në dhjetor të 2018. Në megaoperacionin “Vol-Vo 4”, i shtrirë në 12 qytete të vendit, në muajin tetor, u arrestuan 34 persona midis të cilëve edhe dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Gjithashtu, në pranga ra edhe kreu i grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylaj, për akuzën e trafikut të drogës dhe të krijimit të grupit kriminal. Nga përgjimet doli se me këtë grup bashkëpunonin vëllezërit Ndoka nga Lezha me fisin Bajri në Shkodër si dhe familjen Sulejmani në Fier, si dhe me një grup tjetër në Delvinë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button