Categories Lajme

Tmerroi Vatikatin me BMW-në e tij dhe plagosi dy karabinierë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar (VIDEO)

Momente frike në Romë: detyroni një postblloqe në Vatikan dhe ikni | Një e shtënë shkon për ta ndaluar

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të një 39-vjeçari shqiptar nga policia e Romës, pasi ditën e djeshme prodhoi panik, duke u futur me mjetin tip “BMW” në sheshin kryesor të Vatikanit.

Shqiptari, i quajtur Erjol Nako prishi qetësinë e Vatikanit, duke detyruar sipas mediave italiane policinë që për të parën herë në shumë vite të qëllojë me armë në drejtim të “BMW-së”, me synim neutralizimin e autorit të ngjarjes.

Karabinierët i kanë bërë me shenjë drejtuesit që të ndalojë automjetin, por 39-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe është larguar duke përplasur edhe dy oficerë.

Në tentativë për tu larguar Nako ka hedhur nga dritarja e mjetit një orë dhe një portofol, me idenë se do të çorientonte efektivët, por karabinierët e kanë ndjekur sërish duke e neutralizuar në fund me një teaser elektrik.

Momentet e frikshme dhe kaosi i shkaktuar në zonën e Panteonit në Romë janë filmuar nga qytetarët dhe në një prej videove që qarkullojnë në rrjet dëgjohet një zonjë duke bërtitur dhe shprehur frikë rreth aktit të 39-vjeçarit.

“O Betim, kam frikë, s’e heq këmbën nga gazi”, dëgjohet të thotë zonja në sfond.

Ndërkohë menjëherë pas arrestimit, Erjol Nako dhe dy efektivët që mbetën të plagosur gjatë aktit të tij të çmendurisë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.

Por ende mbeten të paqarta arsyet përse 39-vjeçari iu shmang postbllokut duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Për të parë videon KLIKO KETU:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME