Lajme

Tomorri vë “me shpatulla pas muri” ministrin

Deklarata e ministrit të Turizmit Blendi Klosi se në Shqipëri kanë investuar kompani të huaja është kundërshtuar nga gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Tomorri tha se kompanive të huaja u është marrë thjeshtë emri dhe se punët i bëjnë të njëjtët persona që bëjnë punët në Shqipëri. Përballë ministrit Tomorri analizoi se në Shqipëri janë bërë ligje vetëm për të favorizuar këto investime të kryera nga biznesmenët në Shqipëri siç janë falja e  taksave për 10 vite, tatim fitimi për 10 vite, heqja e taksës së qarkullimit, etj.

Pjesë nga biseda: Klosi: Gjërat ecin me shumë shpejtësi dhe ne duhet të themi se ku është realiteti i sotëm. Keni shumë të drejtë për problemet e pronave, por ka nevojë për shpjegime. Sot kemi mbi 15 kontrata të nënshkruara dhe mund të themi se po investohet në Shqipëri. Një kompani spanjolle Melia Grup po investon tek Gjiri i Lalzit. Investitorët janë të kategorive të ndryshme. Para 3 ditësh inauguruam një hotel në Rinas 100% gjerman, është funksional sot. Ka investime në Tiranë dhe në bregdet, janë 15 kompani me emër botëror që po investojnë.

Tomorri: Të gjitha emrat e kompanive që Klosi përmendi nuk kanë investuar asnjë lek në Shqipëri, atyre u është marë emri. Klosi: Kështu ndodh në të gjithë botën. Tomorri: Atyre u është marë emri dhe arsyeja dihet sepse u bë ligji që favorizonte, që falte taksat për 10 vite, tatim fitimin për 10 vite, heqja e taksës së qarkullimit. Më thoni sa lekë janë investuar nga këta emra të mëdhej të hoteleri turizmit në Shqipëri?

Çani: Zero. Tomorri: Ajo që ndodh është qe investojnë këta tanët, të njëjtët që investojnë gjithmonë që bëjnë çdo gjë dhe marrin emrin e atyre dhe ne do ta shohim a do të mbajnë në vijim standardet që mbajnë në botë këto emra. Rakipi: Ato njihen në të gjithë botën.

Tomorri: Ato njihen por këtu kanë ardhur për marifete. Ka edhe një problem tjetër që këtu turizmi dhe lidhet janë përdorur si instrument për të vjedhur pronën publike. Kemi bërë emision se si është shitur toka në Lalëz për 1 mijë lekë të vjetra metri katror, më gjej një vend ku toka në bregdet shitet me këtë çmim. Ka ndodhur që janë dhënë favore fiskale të jashtëzakonshme në vendet më të lakmuara dhe janë ndërtuar kampe refugjatësh. Ju zoti Ministër e dini që nuk janë ndërtuar hotele në bregdet, por vila për të pasurit dhe qytetarët nuk përfitojnë asgjë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close