Lajme

Tonin Vocaj merr zyrtarisht postin e Drejtorit të Policisë Tiranë

Tonin Vocaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Policisë Tiranë. Tonin Vocaj zëvendësoi Lorenc Paganikën.

Ky i fundit pritet të transferohet pranë Akademisë së Sigurisë.

Emri më i përfolur për të zënë vendin e Tonin Vocajt si zëvendës të Muhamet Rrumbullakut është Sokol Bizhga, deri para pak muajsh në detyrë si drejtues i Operacionale.

Po ashtu, ndryshime pritet të ketë edhe në disa drejtori të tjera qarqesh, përfshirë Vlorën, Fierin apo Shkodrën. Nga Instituti i Policisë Shkencore, ku qëndron prej pak vitesh, Niko Brahimaj pritet të zëvendësojë Alfred Çepen në Fier.

Pjesë e listës së emrave në zyrën e Rrumbullakut është edhe ai i Ervin Hodajt, ish-drejtor i Policisë së Tiranës, i cili pritet të rikthehet në postin e drejtorit në Policinë e Shkodrës. Po ashtu, Ermal Muça pritet të emërohet drejtor në Vlorë, në vend të Gentian Berberit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close