Categories Lajme

Top Story/ Ngërç me ekzekutimin e vendimit për “Santa Quaranta”, Balili fitoi 900 mln lek nga Administrimi Shtetëror

Këtu jemi në Sarandë. “Santa Quaranta” është një prej resorteve më luksoze në bregdetin shqiptar. Në nëntor të vitit 2017, oficerët e policisë u paraqitën me bujë për sekuestrimin e resortit në pronësi të Bashkim dhe Klement Balilit. Aksioni, kishte pasuar shpalljen në kërkim të Klementit si kreu i një organizate që trafikonte kanabis në Greqi. Ai konsiderohej nga hetuesit si “Eskobari i Ballkanit”.

Në Maj të vitit 2019 Balili u dënua me 10 vite burg. Në 21 Shtator të vitit 2020, Gjykata e Posaçme dha vendimin përfundimtar lidhur me pronat e Balilit të përbëra nga resorti, 16 apartamente, dy troje me sipërfaqe 13 dynymë dhe njësi biznesi. Gjykata revokoi 60 % të pronave, duke dalë në përfundimin se vetëm 40 % e tyre ishin produkt i veprës penale. Vendimi ka krijuar ngërc. Ekzekutimi ka mbetur pezull.

“Jemi në moment që kemi kërkuar prokurorit për ezkekutim vendimi se vendimi është cik evaziv që thotë 40 % tokës, hotel, apartamente që është vështirë të ndahet, ne kemi kërkuar nga OPGJ që të kryejnë vendimin” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK

“Tani o është e pistë o është e pastër, një njeri o është shtazënë o nuk është, nuk ka rëndësi 60 % e pastër 40 e pisët, këtu është nonsens, por korrupsioni e sjell këtë nonsens” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

“Pikërisht problemi kryesor është faza hetimore organit procedues. Shepsh organi procedues ose ata që kanë detyrë zbulimi ne subjekteve kriminale i mëshojnë më shumë pjesës, jehonës publike, publicitetit se sa vlerave mirëfillta të hetimit” u shpreh profesori i drejtësië, Alban Koçi

Gjatë këtyre 3 viteve, resorti është administruar nga nëpunësi i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara. Vendimi i Gjykatës, tashmë detyron shtetin ti kthejë Balilit fitimin e vjelë në këto 3 vite që ka qenë i konsiderueshëm. I ashtuquajturi “Eskobari Ballkanit” përfiton nga mirëadministrimi shtetëror. Ai rrezikon t’i vjelë shtetit një tjetër faturë.

“Nëqoftëse administrimi është bërë i mirë, është brenda kuotave që pretendon personi sikur ta kishte bërë vetë. P.sh, marim Santa Quaranta që ka fitim 800-900 mln për 3 vjet që është e kosniderueshme, nëse ata pretendojnë se fitimi do ishte 2 mln euro, atëherë këtë e zgjidh Gjykata” u shpreh Qirjako Theodhori, Kryeadministrator AAPSK.

Në ekstraktin e kompanisë, Bashkim Balili rezulton ende pronar në 100 % të kuotave, pavarësisht se 40 % janë konfiskuar dhe i kanë kaluar shtetit përfundimisht.Çuditërisht, edhe numri i kontaktit të kompanisë rezulton të jetë ai i Balilit,dhe jo i administratorit shtetëror.

“Pavarësisht se adminsitratori firmosë mund të dnryshojë, kalon nga privati në publik, gjithë hallka tjetër e pronës, që janë këta punonjësit që bëjnë punën këta nuk ndryshojnë. Ky është treguesi që kupton që këtu ska ndryshuar gjë, të njëjtët njerëz janë vetëm juridikisht është titulli si është sekuestruar” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

Jo shumë larg nga resorti “Santa Quaranta”, në Sarandë ndodhet një tjetër hotel që dikur u sekuestrua me mjaft bujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME