Categories Lajme

Top Story/ U sekuestruan me bujë, cfarë ndodhi me pronat e vëllezërve Habilaj

Në vitin 2017, prokuroria e Katanias finalizoi hetimet për një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, atë të vëllezërve Habilaj nga Vlora. Ata ishin përmendur nga politika si lidhje e afërt e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u akuzua nga prokuroria shqiptare si bashkëpunëtor i Habilajve. Në fund, u dënua 3 me vite shërbim prove për akuzën “shpërdorim detyre”.

Paralelisht me hetimin penal, u sekuestruan pasuritë e vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Fillimisht u sekuestruan 22 prona ku bënin pjesë 10 apartamente, 3 ndërtesa, 2 njësi biznesi, troje dhe 5 automjete. Si përfundim, 13 prej pronave, iu kthyen Habilajve. Pronat e konfiskuara përfundimisht të konsideruara me burim kriminal ishin vetëm 2 ndërtesa, 1 apartament, 1 njësi biznesi dhe 5 vetura.

“Pjesa e shpëtimit përmes dokumenteve të ndryshme duke përdorur vrima në ligj për të hequr sa më shumë pronë nga pronësia e pronarit krimnel është praktikë e njohur, dhe është e njohur pse shumë nga këto ne të gjithë i dimë kush i ka në letra është dikush tjetër, në fund bën ca kalime pronësie të cuditshme” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

Policia u paraqit me zhurmë duke i vendosur shiritin edhe këtij karburanti në pronësi të Habilajve në Vlorë. Të nesërmen aty u kthye normaliteti. Artan Habilaj vijoi i qetë aktivitetin. Çuditërisht, nën sekuestro ishin vënë vetëm trualli dhe godina. Kompania “AMF” e tregtimit të karburanteve nuk u prek fare nga autoritetet siç duket edhe në ekstraktin e QKB duke vijuar të jetë burim fitimesh për Habilajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME