Categories Lajme

Topalli prezanton listën me 12 kandidatët për deputet për Tiranën

Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme 12 kandidatët për deputetë në Tiranë të partisë së saj, Lëvizja për Ndryshim. Listën me 12 kandidatëtë për deputetë, Topalli e ka cilësuar si më e mirë në 3 dekada, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetë të tillë të ulen në Parlament. Mes emrave, tha Topalli, janë mjek, profesor, e të rinj me rezultate të shkëlqyera. “Do të prezantojmë bashkë me kandidatët sipas rretheve edhe programin tonë, është lista më e mirë e tre dekadave, mjek, profesionist, të rinj të studiuar me rezultate të shkëlqyera, janë modeli i deputetit që gjithë jetën time kam ndërruar që të kem në parlament”, tha Topalli. Ajo nuk ka nguruar që të sulmojë politikën e vjetër, duke thënë se vendi ynë është në pikën më të keqe pasi nuk ka qeveri dhe as opozitë. Topalli shtoi se demokratët e vërtetë nuk janë në PD-në, por në partinë e saj.

“Ne do të zëvendësojmë politike cinke me politikën e shpresën, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partitët e vjetër, boll më me riciklim të të njëjtave persona, që kanë provuar çdo post, boll më që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve, Ramës, Bashës, e Metës, ka shqiptar dhe patriot që mund të qeverisin më shumë përgjegjësi, ato janë përgjegjësit kryesor që në Shqipëri nuk ka më shpresë dhe as një të djathtë reale, vetëm te ne ndodh që të mos ketë aq qeveri e as opozitë, më shumë demokratë ka jashtë PD, janë përgjegjës të pabarazisë së frikshme mes miliardëve bandit dhe të varfërve, ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje, t’i kthejmë shpresën e dinjitetit, Shqipërinë nuk është e Ramën, Monës, Metës, dhe e Lulëzimit”, tha Topalli.

Lista e kandidatëve të “Lëvizja për Ndryshim” në Tiranë

  1. Elida Hoxha nga Fieri, matematikane, pedagoge në Universitetin e Shkodrës. 2. Robert Qitozi, pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Autori i disa librave e teksteve universitare 3. Lorenc Radovani, punon në Akademinë e Arteve, 4. Meri Kristaq Lalaj nga Pogradeci, diplomuar si mësuese e gjuhës së huaj angleze dhe shqipe 5. Stela Jakova doktor i shkencave Ekonomike,
  2. Arben Basha, pedagog në Akademinë e Arteve, 7. Lek Negri, studioi ne Universitetin e Arteve, dega Muzike, punon si pedagog në Universitetin e Arteve 8. Fleino Muzali, diplomuar ne Padova per Shkenca Politike, histori e politike ndërkombëtare, pedagog ne Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, aktualisht sipërmarrës. 9. Faranceska Memia, ka mbaruar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera në Itali, ka fituar të drejtën për koordinatore në fondacionin ‘Save the Children’. Ka lindur në Itali e është kthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e saj. Vjen nga një familje demokrate qysh herët.
  3. Dionis Osman Agaj shkollohet në Itali, për multimedia 11. Polikron Polluçi, mjek 12. Daniela Kavaja, ka punuar ne arkitekture ne Rome, është kthyer më bashkëshortin e saj në Tiranë e po punon në departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME