Categories Lajme

Torturoi qenin duke e rrotulluar në ajër/ Flet 19-vjeçari: E bëra prej tik-tokut

Një video e rëndë u bë burim debati në vend, ku një 19-vjëeçar torturonte një qen duke e rrotulluar në ajër pasi e kishte lidhur me një litar. Mustafa Idrizi u arrestua dhe nga polica, ndërsa më pas u la i lirë, ndërsa procedimi penal vazhdon . 19-vjeçari ka folur më shumë për ngjarjen, ku ka tregtuar se gjithçka e bëri prej rrjetit social Tik-tok, për të marrë sa më shumë shikime.

“E bëra prej Tik-tokut. Keq më erdhi për kafshën, po çfarë me i bë. Unë e gjeta qenin dhe e bëra atë gjë, bile ai ishte qen rruge, ishte i lidhur me litar dhe unë e mora dhe e rrotullova, qeni as nuk u dëmtua, as nuk e gjeti asnjë gjë. Pastaj u pendova. Kërkoj ndjesë nuk e bëj më, kërkoj falje. E bëra një gabim por nuk e përsëris më. Sa e kam hedh videon, e kam fshirë direkt, se di sa e kam mbajt. Më mbrapa më është bllokuar tik-toku fare. Nuk e përsëris.” -deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME