
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq Marjeta dhe Besmir Karaj dhe shokun e këtij të fundit Gazmir Ngota, që akuzohen për vrasjen e Menduh Kurt-Deda.
Ky i fundit u dogj me lëndë djegëse në vendin e njohur në “Kodër Shupal” në 2017-ën, ndërsa krimi u zbardh vetëm disa vite më vonë.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për Veprën Penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit, M. K., B. K., dhe G. N., të akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.