Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku tre persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së sotme. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person. Është kërkuar dërgimi i një helikopteri për transportimin e tij drejt Tiranës.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.