Categories Lajme

Trafik ilaçesh dhe falsifikim recetash, një prej të dyshuarve bashkëshorti i juristes Zhaklina Peto/ Reagon mjeku

Aurel Vula është një prej mjekëve të dyshuar për trafik ilaçesh anti COVID nga Italia në Shqipëri dhe falsifikim recetash për shërbim mjekësor në Itali.

Ai është bashkëshorti i juristes së njohur Zhaklina Peto, e cila ka qenë edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. Vula ka mohuar përfshirjen në këtë skemë kriminale, duke theksuar se vizita e tyre në Itali ishte për arsye shëndetësore.

Deklarata e tij, Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritetet e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon:
Përfshirja e personit tim dhe familjarëve të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë. Për të qënë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së dy prindërve të bashkëshortes sime. Të dy këta të fundit i janë nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën. Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane. Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi.
Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjshmëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:
➢ Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali;
➢ Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian;
I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19.
Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm , kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve.
Me besimin e plotë tek drejtësia.

Skema e mashtrimi është zbuluar nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali.

Gjashtë persona janë lënë në burg, tre në masën “Arrest shtëpie” dhe një “Detyrim paraqitje” janë masat e ekzekutuara nga drejtësia italiane, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë në hetim në gjendje të lirë dhe disa prej 82 të dyshuarve janë shpallur në kërkim.

Në mesin e të hetuarve rezultojnë tre mjekë shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

Rezulton se Aurel Vula është mjek pediatër rheumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi – Reanimacionit.

SPAK dhe Antimafia në Milano kanë sekuestruar gjysmë milionë euro në llogaritë e shtetasve shqiptarë dhe Italian në hetim si dhe barna me përmbajte narkotike në vlerën e 20 mijë eurove. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME