Categories Lajme

Trafikonin klandestinë të mitur, policia italiane arreston një kosovar dhe dy maqedonas

Policia ka goditur një linjë të trafikut të paligjshëm të klandestinëve që paguanin 1600 deri në 1800 euro për të hyrë në mënyrë klandestine në Itali përmes kufirit tokësor nga Sllovenia. Një kosovar e dy maqedonas janë identifikuar si përgjegjësit e këtij krimi me rëndesën se emigrantët klandestinë janë të gjithë minorenë. Autoritetet policore italiane të Triestes kanë vënë nën arrest një shtetas maqedonas e kanë vënë hetim një kosovar e një tjetër shtetas maqedonas, me akuzën se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e favorizimit të emigracionit kalndestinë ndaj 8 minorenëve nga Bangladeshi.

Tre personat janë kapur pas një operacioni investigativ i cili kishte monitoruar lëvizjen e çuditshme të automjeteve të tyre që hynin e dilnin nga kufiri slloven përmes një lëvizje “stafetë. Autoritetet policore italiane identifikuan një furgon i cili në shoqërimin e automjeteve të tre persoanve të ndaluar(dy maqedonasve e të shtetasit kosovar) u futen në Tireste përme kufirit Monrupino me Slloveninë. Pas një ndjekje prej disa minutash forcat italiane të policisë mundën të ndalojnë furgonin i cili u përpoq të largohet përmes një zone pyjore duke u përplasur më pas me një pemë.

Brenda tij u gjetën 8 minorenë nga Bangaldeshi të cilët deklaruan se kishin paguar secili 1600-1800 euro për hyrë ilegalisht në Itali. Akisdenti i përplasjes i shkaktoi disa prej tyre plagë të lehta e u kuruan në spitalin e zonës. Forcat policore të Triestes, me akzuën e emigracionit klandestinë vunë në pranga shteasin maqedonas që kreu transportin e minorenëve nga Sllovenia në Itali, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë vënë shtetasi kosovar dhe një tjetër maqedonas si bashkëpunëtorë në favorizim të krimit të emigracionit klandestinë. Një prej tyre ishte i pajisura me kartë identiteti kroate e falsifikuar. Tetë emigrantët minorenët janë shpërndarë në qëndrat për strehimin e minorenëve të pashoqëruar në Itali e në kujdesjen e shërbimit social italian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Shtunë, 30 Mars 2024

Dashi Disa probleme te hershme do dalin serish ne drite sot dhe do keni mosmarrëveshje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë Fierit, 55-vjeçari përplas për vdekje 65 vjeçarin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Vlorë, arrestohet i riu. Çfarë thotë policia

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohet se goditi me mjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME