Categories Lajme

Trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë/ Saimir Hysenbelliu ekstradohet drejt Shqipërisë

Sajmir Hysenbelliu, i arrestuar në Republikën Domenikane,  u ekstradua drejt Shqipërisë pasi akuzohet për një sërë veprash penale, sidomos si pjesë e një grupi që trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Anglisë apo Kanadasë.

Hysenbelliu ishte në kërkim në Shqipëri pas goditjes së një grupi trafikantësh që dërgonin njerëz ilegalisht kundrejt përfitimeve.

Nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA dhe në 10 mijë paund për në Britani e 5-10 mijë euro për vendet e BE-s ishin pagesat që të interesuarit i detyroheshin grupit kriminal.

Në këtë grup ishin të përfshirë Shqiptar, Maqedonas, Bullgar, Grek e Italian ndërsa cdo gjë niste me të konsideruarit “sekserët” që interesoheshin nëpër Shqipëri për të gjetur persona që donin të largoheshin nga vendi.

Ky grup kriminal ishte i ndërtuar në 7 klasifikime duke nisur nga, ata që gjenin personat e interesuar, garantët e mbajtjes së parave nga paguesi tek ai që merrte përsipër trafikimin, rezervuesit e biletave dhe akomodimeve, falsifikatorët e pasaportave e vizave, transportuesit e mjeteve të falsifikuara, personat e shoqërimit në transport, ata të pritjes dhe akomodimit e më pas tek ‘Shefi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME