Categories Lajme

Trafiku i ilaçeve/ SPAK kontroll në zyrat dhe banesat e tre mjekëve të njohur, në “rrjetë dhe dy biznesmenë (EMRAT)

Zbardhen detaje nga goditja e grupit kriminal italo-shqiptar për mashtrimin me shëndetësinë në Itali, ku të përfshirë ishin edhe mjekë.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për gazetaren , Klodiana Lala, se janë kontrolluar zyrat dhe banesat e disa mjekëve shqiptarë, si Vladimir Peto, Edvin Prifti dhe Ilir Broqja.

Gazetarja Lala raporton se në total janë ushtruar 11 urdhër kontrolle, mes të cilave edhe banesat e dy biznesmenëve. Prokuroria thekson se ka gjetur prova për përfshirjen e mjekëve shqiptarë në skemën e mashtrimit me ilaçet, por ende nuk ka të arrestuar në Shqipëri.

Mediet italiane kanë publikuar edhe pamjet e aksionit, ku duken të akuzuarit, teksa marrin çanta me ilaçe apo numërojnë dhe shkëmbejnë tufat me para.

Trafikantët e ilaçeve dhe ‘bluzat e bardha’, që falsifikuan dokumentet për shërbim shëndetësor në Itali ranë në kurth nga autoritetet italiane.

“Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale”, tha më herët SPAK./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME