Categories Lajme

Trafikuan drogë nga Shqipëria në Itali, dënohet banda italo-shqiptare

Gjykata e Leçes ka marrë vendimin për dënimin me 136 vite burg për 5 shtetas italianë e 13 shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Fiori di Primavera” i ekzekutuar në 12 shkurt të 2019 nga Antimafia Italiane.

Vendimi është marrë për 19 nga 27 personat e vënë në urdhër arresti (21 shqiptarë e 6 italianë) që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.

Është lënë i lirë shqiptari Klajdi Malo 24 vjeç si person i jo përfshirë me akuzat e krimit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Italisë e është dënuar në mungesë me 13 vite e 4 muaj heqje lirie si person i shpallur në kërkim shqiptari Dorian Pashaj 34 vjeç.

Shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit “Fiori di primavera” kanë marrë këtë dënim; Fatmir Xhelili 13 vite burg; Dorian Alikaj 1 vit burg; Luka Beqiraj 4 vite e gjysëm burg e 24 mijë euro gjobë;

Mehdi Beqiraj 3 vite burg e 10 mijë euro gjobë; Arbinor Hoxhaj 6 vjet e 8 muaj burg; Klaudio Fani 8 vite e gjysmë burg; Altin Avduramani 9 vjet e 4 muaj burg; Kristian Nuredinaj 8 vjet e 8 muaj burg; Raul Zenunaj, i njohur me nofkën Babo o Babushi është dënuar 18 vite burg; Kujtim Elmazi 6 vjet e 8 muaj burg; Bilbil Kabello 6 vjet e 4 muaj burg: 1 vit e 8 muaj burg si dhe 6 mijë euro gjobë për Fridi Murataj nga Vlora, shkruan ora news.

Dënim me burg është marrë dhe për 5 shtetasit italianë: Grianfranco Contestabile me 5 vite burg e 24 mijë euro gjobë; Salvatore Santoro 5 vite burg e 30 mijë euro gjobë; Francesco Tarantini 3 vite e 4 muaj burg e 16 mijë euro cash; Davide Melaca 2 vite burg e 5 mijë euro gjobë; Giancarlo De Simone 10 vite e 8 muaj burg,

Hetimet 2 vjeçare të operacionit “Fiori di Primavera” çuan në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me baza operative në Leçe e Brindizi e degëzime në të gjithë territorin italian e kryesisht në rajonet Toscana, Liguria, Lombardia, Emilia Romagna, Siçili e Calabria.

Droga trafikohej me mjete lundrues nga Shqipëria në Itali depozitohej në Salento e më pas transportohej në të gjithë territorin italian.

Përveç drogës trafikohej dhe armë e municione.

Operacioni “Fiori di primavera” u ekzekutua në bashkëpunim me autoritetet policore e gjyqësore shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME