Lajme

Tragjedi natën e ndërrimit të viteve, nëna vdes nga i ftohti pasi i vesh fëmijëve rrobat e saj

Një ngjarja e rëndë është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në kufirin mes Iranit dhe Turqisë.  Mediat turke shkruajne se një grua me origjinë nga Afganistani ndërroi jetë për shkak të të ftohtit pasi i kishte veshur rrobat e saj fëmijëve në mënyrë që të mos kishin ftohtë.

Nëna së bashku me fëmijët e saj po përpiqeshin të arrinin kufirin turk, për një jetë më të mirë.

Sipas mediave turke, trupi i saj bashkë me dy fëmijët, njëri 8 vjeç dhe tjetri 9 vjeç u gjetën në një fshat në kufi me Turqinë nga rojet kufitare të Iranit.

Ata zbuluan se gruaja i kishte mbledhur këmbët e saj me qese, ndërkohë që i kishte dhënë fëmijëve çorapet për të mos patur ftohtë. Dy fëmijët u gjetën në gjendje të mirë shëndetesore dhe po marrin shërbim nga mjekët lokalë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: