Lajme

Tragjedi në familjen kosovare, humbin jetën tre anëtarë teksa ishin me pushime në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një familje nga Gjilani i Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht. Tre anëtarët e familjes Haliti, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze janë helmuar në Shqipëri nga ushqimi. Tvklan.al ka mësuar nga burime policore se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se 3 anëtarët e familjes Haliti kishin shkuar në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre. Ata kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore. Sipas të njëjtit burim, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti i kishin mbledhur kërpudhat privatisht. Të tre shkuan në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim.

Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua. Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat. /tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: