Categories Lajme

Tragjedi në Greqi, dasma kthehet në mort, foshnja vdes 2 ditë para dasmës së prindërve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj një ditë më parë. Një foshnjë 10 muajsh ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti rrugor, kur nëna 38-vjeçare humbi kontrollin e automjetit, e si rrjedhojë makina doli nga rruga dhe u përplas në një pemë. Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën provinciale Elasona-Kefalovrisos, mbrëmjen e djeshme.

Protothema.gr shkruan se foshnja 10 muajshe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa e ëma nuk ka marrë lëndime.

Mësohet se i ati bebes nuk ka qenë në makinë dhe se është njoftuar më vonë për aksidentin fatal, që i mori jetën të birit.

Ironia e fatit është se 38-vjeçarje po udhëtonte bashkë me të birin për të bërë përgatitjet e fundit të dasmës, pasi çifti do të martohej të shtunës, nesër 21 maj, ndërsa bashke me martesën do të bënin dhe pagëzimin e djalit tyre. Por “fati” i rezervoi familjes një surprizë, ku dy gëzime u kthyen në hidhërim të madh për prindërit dhe të afërmit e vogëlushit./abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME