Lajme

Tragjedi në malin e Olimpit, orteku i merr jetën dy mjekëve, shoku i tyre dha alarm në radio

Tragjedi në Malin e Olimpit në Greqi. Sipas mediave greke tre alpinistë u goditën nga një ortek pasditen e sotme në zonën e Xerolaki, në malin Olimp. Dy prej tyre humbën jetën ndërsa tjetrin arritur të dalë nga orteku i dëborës. Ai kërkoi ndihmë përmes radios.

Brigada e zjarrfikësve mbërriti në vendngjarje duke nxjerrë trupat e pajetë të dy alipinistëve 47 dhe 52 vjeç. Ndërkohë alpinisti i tretë tashmë do të merret nga forcat tokësore të shpëtimit. Sipas burimeve të medias greke, dy viktimat ishin mjekë nga Larisa të cilët punonin në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar ndërkohë që ishin transferuar në spitalin e Larisës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close