Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, kjo është vajza që u godit për vdekje nga i ati kur po mbronte nënën

Kjo është foto e familjes Malaj në Itali që humbi vajzën e mitur pasi babai tentoi të vriste bashkëshorten. Vajza e mitur, Jessica Malaj, shfaqet pranë 2 prindërve të saj që u përfshinë në një konflikt për shkaqe xhelozie dhe në tentativë për t’i ndarë, mbeti e vdekur.

Jessica Malaj, 16 vjeçe, mbeti e vdekur orët e para të mëngjesit të së dielës në Itali pasi u qëllua me thikë nga i ati Taulant Malaj, 45 vjeç. Burri me origjinë nga Selenica e Vlorës, i cili punonte si bukëpjekës në Torremaggiore, provincë e Foggias, dyshohet edhe autor i vrasjes së italianit Massimo De Santis, 51 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis. Raportohet se ai fillimisht tentoi të vriste bashkëshorten 39-vjeçare jashtë banesës së tyre, në hyrje të pallatit, por në atë moment ndërhyri vajza e tij e mitur, me përpjekjen për të ndarë prindërit, por mbeti vetë viktimë.

Babai e qëlloi të bijën për vdekje me thikën e kuzhinës. Pas aktit të rëndë, mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari vrau edhe italianin De Santis. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ishin fqinjët që mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët u alarmuan pas britmave dhe njoftuan autoritetet dhe ambulancën.

E mitura 16-vjeçare u gjet e gjallë nga mjekët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa 51-vjeçari italian ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar, Taulant Malaj, u arrestua nga policia teksa endej në afërsi të pallatit, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe xhelozie, por hetimet do të qartësojnë atë të plotë. Malaj mësohet të ketë thënë se ishte në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar kur kreu krimin. Policia sekuestroi armën e vrasjes, një thikë kuzhine, si provë materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME