Lajme

Tragjike/ 43-vjeçari sulmon me sëpatë gruan dhe fëmijën 1 vjeç duke e lënë të vdekur, tentoi të arratisej por humbet jetën pasi u shtyp nga kamioni

Të mërkurën mbrëma në Zagrep të Kroacisë, një burrë 43-vjeçar, me emrin Goran Knezheviç ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë.

Si pasojë e sulmit, vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion.

Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close