Lajme

Tragjike, bie nga kati i pestë, humb jetën 2-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga kati i pestë i pallatit në rrugën “Shefet Kuka” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close